Ish ministrja Shyrete Elezi ka nënshkruar 5 milionë euro për komunat maqedonase zero për shqiptarët

Advertisment

Ajo nuk ka më një funksion në Qeverinë e re të krijuar para pak muajsh, por një skandal i madh ka shpërthyer, i dokumentuar, që ka të bëjë me dëmtimin e shqiptarëve dhe favorizimin e palës tjetër informon Tetovasot.

Bëhet fjalë për Ish ministren e BDI-së Shyrete Elezi e cila kur ka qenë nënshkruese e Ministrisë së Financave nga Fondi për Kulturë, nuk ka ndarë mjete për komunat shqiptare por vetëm ata maqedonase.

Reklame

Në vijë të kësaj, që është edhe e dokumentuar, z. Elezi ka nënshkruar 5 milionë euro për komunat maqedonase dhe zero për shqiptarët përcjellë Tetovasot.

E gjitha kjo ka të bëjë me të ashtuquajturin Fondi për Kulturë nga Ministria e Financave për vitin 2020.

Por ky skandal mund të mos mbarojë këtu për shkak se nuk dihet nëse në vitin 2021 mund të ndodhë e njëjta gjë.