Ish ushtari nga Radusha pyet direkt BDl-në: A u pasuruat boll me gjakun dhe djersën tonë?

Ish pjesëtari i UÇK-së nga Radusha, Azim Islami, thotë se ndjehet i ofenduar kur BDI quhet parti e luftës.

“Mos ofendoni luftën me këta hajna që e shfrytzuan mundin djersën dhe gjakun. Duke na keqpërdorë neve u pasuruan boll”, ka shkruar Azimi, i cili si shumë ish luftëtar tjerë, tani jeton në Gjermani për shkak të mungesës së perspektivës.

Reklame

Këtë postim ai e ka bë duke komentuar postimin paraprak të bashkëluftëtarit të tij, Samet Abdullai. Ai i ëhstë përgjigjur haptazi Agron Buxhakut lidhur me idenë për kryeministër shqiptar, duke kërkuar që të mos nënçmohet inteligjenca e ish ushatërev të UÇK-së.
“Buxhakovski i ka kaluar krejt funksionet e tash po na del edhe kandidat për kryeministër se është dhëndër e marrim vota. TURP PËR NE ISH LUFTARËT edhe mos na e përdhunojni intelegjencën”, ka shkruar Abdullai.