Ish-Zonja e Parë: Kishte momente kur doja të hidhja Barack Obaman nga dritarja

CHICAGO, ILLINOIS - OCTOBER 29: Former U.S. President Barack Obama speaks to guests at the Obama Foundation Summit on the campus of the Illinois Institute of Technology on October 29, 2019 in Chicago, Illinois. The Summit is an annual event hosted by the Obama Foundation. (Photo by Scott Olson/Getty Images)
Advertisment

Ish-Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama pranoi se kishte “momente kur ajo donte të hidhte burrin e saj Barack nga dritarja”, por shtoi se pavarësisht ngritjeve, të dy kanë një martesë shumë të qëndrueshme.

Michelle, 56 vjeçe, u tha çifteve të reja në podcastin e saj se komunikimi ekskluziv përmes rrjeteve sociale nuk është rruga për një marrëdhënie afatgjatë, raporton Daily Mail.

Reklame

Michelle dhe burri i saj Barack, do të festojnë 28-vjetorin e martesës më 3 tetor, nga e cila kanë dy vajza.

Ajo e krahasoi zgjedhjen e një burri ose gruaje me zgjedhjen e një lojtari për një ekip basketbolli: “Unë u martova me versionin tim të LeBron. Nëse e shikojmë martesën si një ekip, ju doni që shoku juaj i skuadrës të jetë fituesi. Ju dëshironi LeBron, ju e dini”, tha ajo, duke shtuar se kishte “momente kur ajo donte që Barack-un ta hidhte nga dritarja, dhe unë e them këtë sepse ju duhet ta dini, pasi emocionet do të jenë të forta”.