“Ishim shok të mirë” rrëfehen Shpati e Selvija për lidhjen e tyre (VIDEO)

Në muajin dhjetor Shpat Kasapi u fejua me grimeren Selvije Jao.

Ata me anë të disa imazheve treguan se kanë vendosur rrathët e fejesës, duke dëshmuar që mes tyre ekziston një dashuri e madhe, shkruan Indeksonline.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Së fundmi ata ishin të ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, teksa folën më shumë rreth njohjes së tyre.

Selvija u deklarua se ajo kishte punuar si grimere, dhe aty e ka njoftuar Shpatin.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, tha ajo.

Ajo po ashtu e ceku se është një femër shumë xheloze për bashkëshortin e saj, ku për shkak të profesionit që ka angazhime të shumta./Indeksonline