Ishte i sëmur nga koronavirusi, Boris Johnson bëhet baba për herë të pestë

Advertisment

Kryeministrit britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të pestë. E fejuara e tij, Carrie Symonds, ka sjellë në jetë mëngjesin e sotëm një djalë.

“Kryeministri dhe Znj. Symonds njoftojnë të entuziazmuar, lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër herët këtë mëngjes. Si nëna ashtu edhe foshnja jane shumë mirë. Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit. “, u shpreh zëdhënësi i kryeminisrit.

Reklame

Djali i sapolindur është fëmija i parë, i çiftit Johnson dhe Carrie Symonds, ndërsa 55 vjeçari, ka dhe katër fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme 25-vjeçare.

Lajmi befasoi britanikët, pasi Carrie Symonds pritej të lindte gjatë verës, megjithëse asnjë datë fikse nuk ishte konfirmuar.

Kujtojmë se kryeministri britanik disa ditë më parë doli nga spitali ku qëndronte i intubuar për shkak të infektimit nga Covid-19./Opinion.al