Ishte thjesht një shitës çaji, por një fotografi i ndryshon atij jetën (video)

Advertisment

Ndonjëherë jeta e disa njerëzve mund të ndryshojë brenda një nate. Kështu i ka ndodhur edhe Arshad Khan, një shitësi çaji në Pakistan. 18-vjeçari me sy ngjyrë bojëqielli ishte duke fituar bukën e gojës në tregun e Islamabadit, ku fotografja e famshme Haveria Ali i shkrepi atij një foto.

Por nga ajo shkrepje, mijëra njerëz në rrjetet sociale e kanë shpërndarë fotografinë e saj, duke i lënë pa fjalë të gjithë me ngjyrën unike të syve. Disa ditë më vonë, Arshad realizoi fushatën e tij të parë si model. Ai tani thotë se gëzon famë dhe se është shumë i lumtur për këtë fakt.

Reklame

 

“Shumë femra më kanë thënë se kam sy shumë të bukur. Që kur fotografia ime u bë virale, e kam kuptuar se jam bërë i famshëm”, thotë Arshad. Gjatë një interviste dhënë një televizioni, Ashad ka pranuar se një ditë pas publikimit të fotografisë së tij, e kanë vizituar mbi 50 femra.

Ai thotë se dëshiron të luajë edhe në filma, dhe të jetë i famshëm sikurse aktori i famshëm indian, Sha Ruk Khan që konsiderohet si mbreti i Bollywood-it.