Ishulli Bermude dhe Bahame, në top pesëshen e investitorëve më të mëdhenj në Maqedoni!

26

Në Maqedoni vitin e kaluar ka pasur investime të huaja prej 624 milionë euro që është një nivel rekord prej vitit 2010 e këndej.

Nga investimet e totale prej, 404 milionë euro janë investime direkte, ndërsa 220 milionë euro janë përfitime të pashpërndara, gjegjësisht bëhet fjalë për reinvestim i mjeteve nga kompani të huaja që cilat punojnë një periudhë më të gjatë në vend, transmeton Meta.mk.

Në listën e pesë investitorëve të huaj më të mëdhenj për vitin e kaluar janë Britania e Madhe, me 113 milionë euro të investuar, Gjermania (38 milionë euro), Turqia (36 milionë euro), Ishulli i Bermudës (36 milionë euro) dhe Ishulli i Bahameve me (31 milionë euro).

Në mesin e pesë investitorëve më të mëdhenj janë edhe dy vendet ekzotike të njohura si parajsa të tatimeve.