Ismaili i përgjigjet Thaçit, nuk na bën përshtypje nëse dikush na kë rcënon

Advertisment

Drejtori i shtëpisë botuese Logos A, Adnan Ismaili në një prononcim me shkrim për Tv21 i është përgjigjur ak uzave që dit më parë në emisionin Click Plus, që transmetohet në TV21, i drejtoi në adresë të Ismailit dhe shtëpisë botuese, Logos A, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.

Ismaili i tha Tv21 se, shtëpia botuese Logos A merret me botimin e librit dhe nuk merret me çështje të politikës.
Sipas Ismailit, çdo vendosje e Logos it në kontekst të politikës është dashakeqe.

Reklame

Neve veç mund të na vijë keq për ata që marrin guxim të shpifin për botuesin Logos A. Për hir të së vërtetës, ne kemi pasur presione që nga koha e Millosheviqit, Gligorovit e Mijallkovit dhe nuk na bën përshtypje nëse dikush na kërcënon.

Inkuizitorët e librit, për fat të keq, akoma rrojnë në mesin tonë. Logos A këtë vit e shënon 30 vjetorin dhe ne jemi të përqendruar në këtë kremtim, i cili pos tjerash sjell edhe shumë libra të rinj dhe aktivitete librore, deklaroi Adnan Ismaili./TV21/