Itali, deri në 2022 do të mungojnë 11,800 specialistë

399
#

Gjatë pesë viteve të ardhshme Italisë do t’i mungojë 11.803 mjekë. Edhe pse sot Italit ka një numër më të lartë mjekesh se disa vende të BE-së me sisteme shëndetësore të ngjashme, parashikohet që deri në vitin 2022 të krijohen mungesa të theksuara në tregun e punës për specialistë të rinj.

Arsyet për këtë mungesë janë fakti se 35% e mjekëve e lënë punën përpara moshës së pensionit, për të dalë në pension të parakohshëm ose për të shkuar në privat.

Alarmi vjen nga Federata e shoqërive shëndetësore publike, bazuar mbi rastet e mbi 91 qendrave shëndetësore, të cilat përbëjnë 44% të sistemit shëndetësor publik.

Problemi vështirësohet edhe sepse një nga katër të specializuar nuk zgjedh të punojë në sektorin publik. Ndërkohë, një nga tre mjekë që largohen kanë arsye të tjera përveç mbushjes së moshës së pensionit, si frika nga inovacioni teknologjik apo në mënyrën e organizimit.

Mungesat më të mëdha llogariten për mjek higjienistë, patologë klinikë, kirurgë, psikiatër, nefrologë dhe rehabilitues.

Ndër zgjidhjet që propozon Federata, përfshihet dhënia e një vlere më të lartë për profesionet jo mjekësore; integrimi më i madh mes mjekëve të përgjithshëm, pediatërve dhe mjekëve spitalorë, si edhe punësimi i mjekëve të sapodiplomuar duke i caktuar një tutor ekspert./rtk