Itali/ E moshuara vd es nga hidhërimi, infermierja i vodhi paratë në spital

Stresi dhe hidhërimi i madh që i shkaktoi veprimi i shëmtuar i një infermiereje, ka bërë që gjendja e një të moshuare në Itali të rëndohet deri në pikën që ajo ndërroi jetë.

Episodi tronditës ndodhi gjatë kohës kur gruaja ishte e shtruar në spitalin e Aquilas. Një infermiere e repartit Covid të këtij spitali i ka grabitur para e sende me vlerë, e duket se nuk ishte hera e parë që e bënte. 40-vjeçarja, e identifikuar vetëm si A.P, ka përfunduar në pranga për shkak se ka përfituar jo vetëm nga gjendja e të moshuarve të sëmurë nga patologji të rënda, por edhe nga fakti se për shkak të pandemisë, pacientëve nuk u lejohen vizitat e familjarëve.

Mësohet se ajo ka kryer të paktën 6 vjedhje, e ka grabitur kryesisht objekte floriri.

Hetimet e policisë nxorën në dritë grabitjet dhe vetë infermierja e pranoi se çfarë kishte bërë. Ajo rrëfeu se ka pasur probleme të mëdha ekonomike, e shtoi se ka dy fëmijë për të mbajtur, ndërsa arritën ne pikën që në shtëpi të mos kishin më as ushqim. “Kur pashë një varëse floriri në komodinën e një të sëmuri, nuk rezistova, por e mora. Nga aty pastaj, nisa të kërkoj dhe për objekte të tjera me vlerë”, është shprehur infermierja.

Top Channel