Itali, nga e hëna baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 18:00

Advertisment

Italia do të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna në një përpjekje të mëtejshme për të parandaluar rritjen e shpejtë të infeksioneve të koronavirusit.

Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen prej orës 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë, transmeton tv21.tv

Reklame

Ndërkohë, Spanja të dielën ra dakord për një “gjendje alarmi” mbarëkombëtare, e cila siguron bazën ligjore për rajonet që të vendosin masa më të rrepta.

Të dy vendet u goditën rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në Evropë.

Masat e Italisë u dakorduan midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe udhëheqësve rajonalë.

Sipas masave të reja, pjesa më e madhe e mësimdhënies në shkollat e mesme do të zhvillohen online.

E shtuna pa një regjistër të ri ditor të rasteve të reja në Itali me më shumë se 19,600. Numri i vdekjeve ishte 151.

Spanja ka kaluar një milion raste që nga fillimi i pandemisë dhe gati 35,000 njerëz kanë vdekur.