Itali/ Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi, shënohen 205 vdekje më shumë se dje

Advertisment

Bilanci i viktimave në Itali ka shënuar një rritje të frikshme në krahasim me një ditë më parë.

Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 474 persona nga koronavirusi, ose 205 viktima më shumë se dje, ku u raportuan 269 jetë të humbura.

Reklame

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të shtunë në 28,710.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 209,328.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 79,914 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 1539 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.

Këtë të shtunë janë konfirmuar 1900 raste të reja. Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 800 mijë teste.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.