Italia e pranon: Koronavirusi ka nisur në janar ose edhe më herët

Në veri të Italisë dhe në Lombardi, që është rajoni më i prekur nga koronavirusi, pandemia ka nisur në muajin janar ose edhe më herët.

Kështu thotë Insituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, teksa ka zbuluar fakte të reja për sa i përket të infektuarve të parë me koronavirus.

Të dhënat u zbuluan gjatë konferencës për shtyp në Institutin e Lartë të Shëndetit mbi trendin epidemiologjik të COVID-19 në vend.

Sakaq, Italia është vendi europian më i prekur nga koronavirusi. Epidemia shënoi mijëra viktima, dhe të infektuar, si dhe futi sistemin shëndetësor në kolaps./Opinion.al