Italia me shifrën më të ulët të viktimave të koronavirusit që nga data 9 mars

Advertisment

Numri i personave të vdekur brenda 24 orëve të fundit në Itali është rritur për 165, duke bërë kështu që bilanci i përgjithshëm të arrijë në 30.560, sipas Agjencisë për Mbrojtje Civile.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 ra në 1518, duke arritur totalin në 83,324. Deri më tani, numri i të infektuarve ka qenë 219 mijë e 70. Numri i atyre që po shërohen u rrit me 2 mijë e 155 sot, duke arritur në gjithsej 105 mijë 186.

Reklame

Ky është numri më i ulët i regjistruar në nivel ditor që nga data 9 mars.

Rënia e numrit të personave që marrin trajtim në kujdesin intensiv vazhdoi edhe sot, ku nga 1034 ra në 1027.

Deri më tani, në të gjithë vendin janë bërë 2.5 milionë testime. Numri i personave që humbën jetën në 24 orët e fundit në Lombardia, rajoni më i prekur nga shpërthimi, ka qenë 62.