Italia ndalon hyrjen e udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut dhe jo vetëm

Advertisment

Italia ndaloi hyrjen dhe kalimin tranzitor të udhëtarëve nga 13 vende me rrezikshmëri për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë e Italisë, vendi ndalon hyrjen dhe kalimin tranzitor të udhëtarëve të cilët gjatë 14 ditëve të fundit kanë hyrë ose kanë kaluar përmes Armenisë, Bahreinit, Bangladeshit, Brazilit, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kilit, Kuvajtit, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Omanit, Panamasë, Perusë dhe Republikës Dominikane.

Reklame

Po ashtu, të gjitha fluturimet direkte dhe indirekte me këto vende janë pezulluar derisa të arrihet mbrojtja e duhur shëndetësore.

Në Itali, ku 34.926 kanë humbur jetën në katër muajt e fundit për shkak të COVID-19, procesi i normalizimit gradual filloi në maj dhe nga 1 korriku, kufijtë u hapën për disa vende në përputhje me vendimin e Bashkimit Evropian.

Në fillim të javës, disa pasagjerë në një aeroplan nga kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka, u zbuluan se ishin të infektuar me COVID-19.

Top Channel