Italia në panik boshatisen raftet e supermarketeve

Advertisment

Pas shfaqjes se situates alarmante në Itali ku numri i të sëmurëve në Itali tashmë është rritur në mbi 150 veta, tani është rritur rreziku edhe në Shqipëri.

Ndërkohë, njerëzit janë në panik, pasi qeveria italiane ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Reklame

Ky fakt ka bërë që qytetarët të dynden drejt supermarketeve duke boshatisur raftet e ushqimeve dhe produkteve të nevojshme për jetesë.

Ora News ka publikuar foto dhe pamje nga Milano, ku shihen se si qytetarët janë dyndur në supermarkete duke blerë produktet e nevojshme për jetesë.

Veriu i vendit duket në situatë paniku, teksa autoritetet kanë theksuar nevojën e marrjes së masave parandaluese, ku ndër to është edhe kufizimi i lëvizjeve dhe daljeve në publik. /Albinfo.ch