Italia shpik vaksinën ndaj koronavirusit: Ka efekt 92.5 %

Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila ka një efektshmëri prej 92.5 për qind.

Siç raportojnë mediat italiane, vaksina bëhet vetëm një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5 për qind e personave që e kanë bërë me qëllime studimore, transmeton abcnews.al.

Reklame

Vaksina u shpik nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Sipas drejtorit i spitalit Spallanzani, stafi i të cilit testoi vaksinën, konfirmoi se ajo prodhon anti-trupa që në 28 ditët e para të injektimit.

Komisioneri për përballimin e krizës së koronavirusit, Domenico Arcuri se kompania do të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimeve dhe nëse gjithccka shkon sipas planit, vaksina do të përbëjë një lehtësim për sistemin shëndetësor italian.

“Vaksina do të rrisë kapacitetet tona dhe do të na bëjë më shumë të pavarur nga të tjerët”, tha ai.

Deri më tani, vaksina është shpikur nga “Bion/Tech”, e cila lidhi një kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Pfizer”, “Astra Zenecca”, “Moderna” si edhe nga një kompani ruse dhe një kineze.

Italia bëhet shteti i radhës që shpik vaksinën duke rritur kështu shanset që pandemia të marrë fund sa më parë. /abcnews.al