Ivanka Trump hyri në sallën ku po diskutohej mes Kosovës dhe Serbisë

Advertisment

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan i është bashkuar për disa momente truezës së negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti zbuloi detajin.

Reklame

“Të gjithë zyrtarët e sektorit financiar dhe ekonomik të administratës Trump ishin të pranishëm. Gjithashtu edhe Ivanka Trump erdhi, por nuk qëndroi gjatë”, – është shprehur Vuçiç në RTS.

Ai tha se amerikanët e kanë marrë parasysh kërkesën e delegacionit serb për të hequr pikën e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës