Ivanka Trump u jep lajmin e papritur 10 milionë ndjekësve të saj

Advertisment

Ivanka Trump është e fundit e familjes së Donald Trump që u bashkua me Parler, ekuivalenti i Twitter i popullarizuar në mesin e konservatorëve, sepse nuk censuron ose kritikon mikro-mesazhet e anëtarëve të saj, nëse ato janë mashtruese, raciste ose të dhunshme.

Vajza e presidentit në largim u njoftoi 10 milionë ndjekësve të saj në Twitter se ishte zhvendosur në platformën rivale, duke ndjekur shembullin e vëllait të saj Eric, kunatës Lara dhe gjysëm motrës Tiffany, kjo e fundit është në Parler që nga qershori me 153 mijë ndjekës.

Reklame

Parler financohet nga investitori i fondit mbrojtës Robert Mercer dhe vajza e tij Rebekah, të dy janë aktivë në mbrojtjen e shumë kauzave konservatore. Mercer Sr. ishte gjithashtu investitori kryesor i Cambridge Analytica, firma këshilluese që u mbyll në 2018, pasi u përfshi në një skandal të bujshëm mbi shitjen e dhjetëra miliona abonentëve në Facebook.