Izet Mexhiti me Lëvizje të re politike

Pas lajmit nga vetë Izet Mexhiti për dorëheqjen e tij nga detyra e koordinatorit të grupit parlamentar të BDl-së,
kanë qarkulluar zëra për një parti të re që do të themelohet nga Izet Mexhiti.

Xhem Lamallari që njihet si një person mjaft i afërt me Izet Mexhitin në llogarinë e tij në facebook ka shkruar “Fryma e re Shqiptare- FRESH”, duke ngritur kështu dyshimet për Lëvizjen e re e cila do të udhëhiqet nga Izet Mexhiti.

Në vazhdim pritet që këto dyshime të vërtetohen ose hidhen poshtë nga Mexhiti në ndërkohë që ish funksionari i lartë i BDl-së

 

dhe njëri ndër themeluesit e këtij subjekti Musa Xhaferin përflitet se është inicuesi i përçarjes në BDl.