Izet Mexhiti nga Saraji: Pas 15 korrikut adresa e Mickoskit dhe Zaevit do jetë pikërisht selia e BDI-së në Tetovë (Video)

Advertisment

Në tubimin sot të BDI-së të mbajtur në Saraj ka folur edhe bartësi i listës në zonën numër I, Izet Mexhiti i cili pasiqë ka numëruar të arriturat e subjektit të tij gjatë mandateve të kaluara, ka bërë thirrje që të mbështetet partia e tij edhe në këto zgjedhje pasiqë celësi i formimit të qeverisë së ardhëshme do jetë pikërisht Recica e vogël dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, raporton Zhurnal.mk.

“Është shenjë e mirë që në tubimin e parë Saraji është i rreshtuar me fitimtarët dhe nëse ky është koncepti qytetarë që tentonin të na mbillnin në krye ndërimi i Arbenit u pa që LSDM e ka marketing, e njejta është nëse shkojmë pas atij koncepti qytetari është mbi gjitha cilësia përvoja dhe kompetenca dhe unë e them me plot përgjegjësi që në momentin e parë që Ahmeti e zbuloi idenë për kryeministër Zaevi dhe Mickoski nuk deshtën që të pranojnë se kandidati ynë është më me përvojë dhe mund të udhëheqë më mirë qeverinë ashtu si ua thyem paragjykimin që shqiptari mund të jetë kryetar parlamenti e më i suksesshmi deri më tani se këtë e thonë të tjerët jo vetëm ne”, ka theksuar kështu Mexhiti në fjalimin e tij.

Reklame

Sipas tij, pas 15 korrikut adresa e Mickoskit dhe Zaevit do jetë pikërisht selia e BDI-së në Tetovë.

“Ne duhet të pranojmë këtu që të tjerët kanë luajtur në një filozofi me shqiptarët duke sjellë humbje të energjisë e hatërmbetje e prishje mes vëllezërve dhe prej 2000 e këndej kur këtij populli i prinë Ali Ahmeti i dha fund përcarjes dhe tha se duhet të udhëheqim këtë popull me ide të reja që shkojnë në fitore të mëdha, fitorja e BDI nuk është mposhtje por pas zgjedhjeve do festojmë së bashku dhe Ahmeti guximshëm plason idetë e tij por as ne brenda BDI nuk kemi qenë të guximshëm të bëjmë ide të tilla, gjuhën shqipe e coi deri në Strumicë dhe flamurin kombëtarë e coi cep në cep, ne nuk kërkojmë votën që të mposhtim dikë sepse me fitore tona do jenë fitimtarë dhe ata, ne kërkojmë votën që shqiptarët të faktorizohen këtu se më 15 korrik adresë e Zaevit dhe Mickoskit të jetë në Recicë te Ali Ahmeti dhe këtë herë ky cels nuk do përdoret për të zgjedhur njërin apo tjetrin, ne njëherë ju kërkuam atyre që të na japin shancën, unë sot para juve me përvojën tre mandate kërkoj votën që në Parlament një nga detyrat e para të mia do jetë shtylla krysesore e Marrëveshjes së Ohrit decentralizimi dhe unë do kërkoj që të mos ndalet decentralizimi fiskal se ne do të punojmë si duam vetë e jo si duan të tjerët”, ka vlerësuar mes tjerave Mexhiti në fjalimin e tij, raporton Zhurnal.mk.