Izet Zeqirit i është ofruar të jetë kandidat për kryeministër

Advertisment

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë këtyre ditëve pritet të publikoj edhe emrin e kandidatit për kryeministër me të cilin do merë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut.

Burime të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se një ndër emrat e diskutuar në BDI dhe të cilit është bërë ofertë që të pranoj postin e kandidatit për kryeministër ka qenë edhe profesori universitar, akademik Izet Zeqiri si kuadër i pavarur

Reklame

Ish deputeti më i zëshëm në Parlamentin e Maqedonis, Izet Zeqiri është parë si një zgjidhje e duhur pasiqë ka përvojë në politik dhe shihej si një kandidat apartiak pasiqë është tërhequr nga politika që nga vitit 2014.

Por profesori Izet Zeqiri nuk e ka pranuar këtë ofertë dhe tash më BDI është në kërkim të kandidatëve tjerë./tetova1/