Izolimi, humbje e madhe për kafenetë dhe restorantet! Më 15 maj pritet hapja e tyre, por me respektim të masave! (VIDEO)

Advertisment

“Restoranti nuk punon si gjithë restorantet tjerë në Maqedoni dhe jashtë vendit. Momentalisht po e rinovojmë vetëm restorantin, po e shfrytëzojmë këtë kohë të rinovojmë dhe të ndryshojmë pak sa, ku mendoj se është koha më e përshtatshme për renovime”, thotë Asan Dautoviç – menaxher restoranti”.

Restorantet dhe kafenetë u mbyllën të parët. Ishte masa e parë që Qeveria mori për parandalimin e virusit Covid-19. Prej më shumë se një muaj qëndrojnë të mbyllur. Menaxheri i këtij lokali thotë se humbja financiare është e madhe, ndërsa prej kur është mbyllur restoranti janë munduar që të punojnë me dërgesa. Por sa është humbja e restoranteve në këtë kohë pandemie?

Reklame

“Me numra nuk e di, por mund të them që është shumë vështirë, janë shumë para. Por nuk është vetëm tek paraja por edhe tek disponimi i njerëzve që ka humbur”, thotë Asan Dautoviç – menaxher restoranti.”.

Sipas parashikimeve dhe informacioneve jo zyrtare flitet se restorantet dhe kafenetë do të hapen më 15 maj, por me disa masa që do të duhen të respektohen. “Për momentin ende vendimi nuk është marr tërësisht. Sikur kemi dëgjuar ne do të jetë një protokoll i shërbimeve të restoranteve dhe do të ketë disa trajnime për situatën që është momentalisht, thotë Asan Dautoviç – Menaxher restoranti.

Për shkak kësaj gjendje, shumë kamerierë dhe kuzhinierë po qëndrojnë në shtëpi pa rrogë. Restorantet dhe kafenetë që do të plotësojnë kushtet e kërkuara nga Qeveria do të marrin leje për hapje. Njëri prej kushteve është që tavolinat të jenë 2 metra larg njëra tjetrës. Këtë e paralajmëroi edhe drejtori i Agjencisë për turizën Lupço Janevski.