Izolimi nga Covid mund të çojë në 7 milionë shtatzëni të pa planifikuara

Advertisment

Izolimet dhe bllokimet për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të rezultojnë në 7 milionë shtatzëni të pa planifikuara, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, mund të lënë 47 milion gra në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme pa kontraceptivë modernë, tha agjensia e shëndetit seksual dhe riprodhues të KB.

Reklame

Analiza gjithashtu parashikon që gjashtë muaj bllokime mund të rezultojnë në 31 milion raste të dhunës gjinore, pasi gratë janë izoluar në shtëpi për periudha të zgjatura.

‘Pandemia po thellon pabarazitë dhe miliona gra dhe vajza tani rrezikojnë të humbasin aftësinë për të planifikuar familjet e tyre dhe për të mbrojtur trupat e shëndetin e tyre,’- tha Natalia Kanem, drejtore ekzekutive e UNFPA.

UNFPA gjithashtu thotë se, për shkak të fëmijëve të pa planifikuar, në muajt e ardhshëm do të ketë mbi 13 milion martesa, që në kushte normale mund të ishin parandaluar.

Agjensia po punon me qeveritë për të forcuar sistemet shëndetësore, të sigurojë akses në shërbimet kryesore dhe të promovojë angazhimin e komunitetit. Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres paralajmëroi kohët e fundit për një ‘rritje globale’ të dhunës në familje gjatë krizës së koronavirusit, dhe u bëri thirrje qeverive të rritin përpjekjet për të parandaluar dhunën ndaj grave./Opinon.al