Izolohet një hotel në qendër të Shkupit, një person testohet për koronavirus

Një hotel në rrugën “Maqedonia”, në Qendër të Shkupit, është izoluar për arsye se ekzistojnë dyshimet se një turist që ka ardhur në Maqedoni është i prekur nga koronavirusi, raporton ekskluzivisht TV21.

Personi i dyshuar është shtetas i huaj. I gjithë hoteli është në karantinë.
Policia nuk lejon që njerëzit të hynë dhe të dalin nga hoteli, po nuk lejon as që qytetarët t’i afrohen hotelit në fjalë.

Reklame

Gjatë kohës që ndihma e shpejtë policia bllokoi rrugën dhe nuk lejonte lëvizjen e lirë të qytetarëve.