Izrael dhe Gaza në prag luf.te, Netanjahu mban takim urgjent me ushtrinë pas sul.mit me raketa në Tel Aviv

35

Më parë gjatë ditës, mediat izraelite njoftuan se të paktën dy raketa ishin lëshuar nga Rripi i Gazës drejt kryeqytit Tel Avivi duke aktivizuar sirenat e luf.tës në qytet. IDF konfirmuan se sirenat u lëshuan në Tel Aviv për herë të parë që nga vera 2014.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thirrur një takim urgjent me zyrtarë të lartë ushtarakë, për të planifikuar përgjigjen ndaj sul.mit të fundit, raporton AP.

Ushtria izraelite tha se sul.mi shënoi një përshkallëzim të rëndë që mund të shpërthej një kundërpërgjigje të ashpër të Izraelit.

IDF thanë se militantët palestinezë kishin lëshuar raketat nga Rripi i Gazës, raporton AP.