Izrael/ Efektiviteti i dozës së katërt të vaksinës i ulët kundrejt Omicron

Një dozë e katërt e vaksinës kundër koronavirusit nuk ofron një mbrojtje shtesë kundër Omicron, sipas një studimi në Izrael.

“Rritja e niveleve të antitrupave përmes vaksinave ‘Moderna’ dhe ‘Pfizer’ është pak më e lartë krahasuar me vaksinën e tretë përforcuese”, tha Gili Regev-Yochay, drejtoresha e njësisë së sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore Sheba të Tel Avivit, e cila drejtoi kërkimet.

Reklame

Megjithatë, “pavarësisht rritjes së nivelit të antitrupave, doza e katërt e vaksinës ofron vetëm një mbrojtje të pjesshme kundër virusit”, shtoi ajo.

Regev-Yochay tha se, infeksione të reja po vëreheshin gjithashtu te personat që ishin vaksinuar me të katër dozat. Ajo theksoi se rezultatet ishin paraprake dhe për këtë arsye nuk dha shifra më të sakta.