Izraeli krijon ilaçin që shëroi 29 nga 30 rastet me virus

Lung virus infection and coronavirus outbreak or viral pneumonia and coronaviruses influenza as a dangerous flu strain cases as a pandemic medical health risk concept with disease cells with 3D render elements.
Advertisment

Izraeli ka krijuar një ilaç për kundër Covid-19. Mediat në Izrael dje kanë shkruar se EXO-CD24 ka mundur që të shërojë 29 nga 30 rastet e infektuar me Covid.

Në lidhje me këtë ilaç kanë folur edhe 2 ekspertë Nadir Arber dhe Dr. Shiran Shapira ku thanë se ai është nëj ilaç shumë efikas si dhe i lehtë për tu prodhuar. Doktor Nadir tha se efikasiteti i ilaçit vihet re që në ditët e para të marrjes së tij.

Reklame

“Është një medikament shumë efikas. I lehtë për tu prodhuar dhe pa kosto të lartë. Për sa i përket mjekimit, ai ka dy efekte: i pari ka të bëjë me sinjalizimin e virusit dhe i dyti me ndalimin e përhapjes së tij.

Avantazhi më i madh është qasja e lehtë me këtë mjekim, dhe fakti që ai nis një veprim të përqendruar në sistemin tonë imunitar, në momentin e parë të marrjes së tij. Efektet janë të dukshme që në ditët e para ndërsa për pak muaj sistemi ynë imunitar do të jetë në formën e tij më të mirë”, tha Arber.

 

Doktori më tej, shpjegoi se si funksionon ilaçi. “Mjekimi frenon stuhinë citokine, një reagim vd ekjeprurës imunitar si pasojë infektimit me koronavirus, që mendohet se është përgjegjësja për shumicën e vd ekjeve që lidhen me sëmundjen.

Përdoren ekzosome, qese të vogla bartëse që transferojnë materiale midis qelizave, për të dhënë një proteinë të quajtur CD24 në mushkëri . Kjo proteinë është e vendosur në sipërfaqen e qelizave dhe ka një rol të njohur dhe të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar. Proteina ndihmon në qetësimin e sistemit imunitar dhe frenimin e stuhisë”, tha ai.