Ja 5 ushqimet që jua pastrojnë trupin

28

Herë pas here trupi jonë ka nevojë për detoksikim në mënyrë që t’i rikthehet funksionit në mënyrë optimale dhe ta përmirësojë mënyrën se si funksionojnë organet e trupit.

Kjo, sipas ekspertëve, mund të arrihet përmes “pastrimeve” natyrale. Këto pastrime trupore përfshijnë largimin e substancave toksike nga trupi.

Ekspertët gjithashtu kanë treguar se cilat ushqime janë prej pastruesve më të mirë të trupit të cilat mund t’i konsumoni.

Limonët; Limonët e detoksikojnë trupin dhe e forcojnë sistemin e imunitetit sepse janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidues tjerë. Ato ep përmirësojnë funksionin e mëlçisë, por edhe procesin e tretjes.

 

Majdanozi; Antioksiduesit, përbërësit antipezmatues dhe flavanoidet që i përmban majdanozi, ndikojnë që ky produkt t’i pastrojë veshkat, mëlçinë dhe traktin gastrointestinal.

Domatet; Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe nutrientë tjerë. Ato e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë sasi të lartë të licopenit, i cili i parandalon dëmet nga rrezatimet e lira.

Qepa; Qepët e detoksikojnë sistemin, i trajtojnë problemet me tretje, astma, etj.

Mollët; Këto janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë në sistem të tretjes, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, e pastrojnë gjakun, e rregullojnë kolesterolin dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik. / Telegrafi /