Ja çfar moti do të kemi sot, e enjte 06 gusht

Advertisment

Moti në vend do të jetë kryesisht me vr anësira. Paradite do të ketë periudha të shkurtra të diellit, ndërsa në orët e pasdites do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë më intensive dhe në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm (mbi 30l/m2), zbrazje elektrike më intensive, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 23 deri në 29 gradë Celsius.

Reklame

Indeksi UV do të arrijë 5.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë do të kemi mot kryesisht me vr anësira, paradite me periudha të diellit, ndërsa prej në mesditë me jostabilitet të rritur dhe paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë 26 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit me vr anësira të ndryshueshme, jostabil dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullimave.