Ja çfar moti do të kemi sot e enjte 4 mars

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare në pjesët perëndimore nga perëndimi, dhe në lindje nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej katërmbëdhjetë gradë deri në 20 gradë Celsius.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të bie në -2, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

 

Nga e premtja do të ketë rritje të vr anësirave, ndërsa të shtunën moti do të ndryshojë. Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit nga veriu, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vr anësira me shi lokal të herëpashershëm, ndërsa në malet më të larta do të ketë borë, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore.

Të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore. Temperaturat ditore gjatë fundjavës do të jenë në rënie, ndërsa prej të hënës do të ketë rritje graduale.