Ja çfar moti do të kemi sot, e mërkurë 13 janar

Advertisment

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me reshje të shiut dhe borës, ndërsa do të fryjë edhe një erë e lehtë veriperëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 3 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri në 11 gradë celsius.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura që do të lëvizin prej -1 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri në 10 gradë celsius

Nga dita e premte pritet ulje drastike të temperaturave.