Ja çfar moti do të kemi sot, e premte 08 janar

Temperaturat minimale sot në mëngjes janë sërish mbi zeron në mbarë territorin e shtetit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti reshje të shiut ka pasur në Pozharan – 30 litra në metër katror. Reshje më intensive të shiut sot në mëngjes ka në Mavrovë, ndërsa reshje ka kryesisht në pjesët perëndimore.

Në Pozharan këtë mëngjes është regjistruar temperaturë prej 3 gradë Celsius, në Kriva Palanka dhe Kumanovë 4 gradë, në Shkup-Zajcev Rid dhe Petrovec, Tetovë, Lazaropole ,Mavrovë dhe në Shtip 6 gradë, Ohër, Pretor, Prilep, Manastir, Berovë dhe Demir Kapij 7 gradë, në Strumicë 8 gradë, në Gjevgjeli 9 dhe në Dojran 11 gradë Celcius.

Reklame

Më shumë shi në 24 orët fundit është regjistruar në Pozharane-30 litra për metër katror, ​​Ohër 23, Krushevë 21, Tetovë 15, Pretor 14, Manastir 10, Shkup-Zaj Rid 8, në Prilep, Berovë dhe Kumanovë pesë, Shtip katër l / m2, Kriva Pallankë dhe Shkup-Petrovec tre l/m2, në Gjevgjeli 2, dhe në Demir Kapij dhe Strumicë një l / m2.

Moti sot do të jetë kryesisht i vr anët me reshje shiu, me reshje më të fuqishme në pjesët perëndimore, ku do të bjerë shi lokalisht mbi 20 l / m2. Në malet më të larta në veriperëndim do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here më e fortë nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë Celsius.