Ja çfar moti do të kemi sot e premte 5 mars

Moti paradite në vend do të jetë me diell me vr anësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite vr anësira do të rritet. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -4 deri në 2, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 20 gradë.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë, moti do të jetë me diell me vr anësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në -2, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë.

Të shtunën moti do të jetë me vr anësira të ndryshueshme me erë të përforcuar veriore veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe në vendet më të larta, ku kohë pas kohe do të tejkalojë 70 km/h.

Do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet bore që nga orët e paradites, kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Të dielën moti do të jetë me vr anësira të ndryshueshme dhe I thatë me kushte për shi lokal të dobët.

Temperatura e ditës dukshëm do të ulet dhe të dielën do të jetë më e ulët për 8 deri në 10 gradë nga deri më tani. Temperaturat e ditës në disa vende do të jenë negative, ndërsa ato të ditës nga e hëna do të jenë në rritje graduale.