Ja çfar moti do të kemi sot në Tetovë dhe Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius.

Edhe në Tetovë moti do jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus një, ndërsa ajo e ditës deri në dy gradë Celsius.