Ja çfarë ka ndodhur me faqen ku postoheshin fotot e vajzave të mitura

Advertisment

Grupi “por no grafik”, Dhoma Publike, që kishte mbi 7 mijë ndjekës e në të cilin publikoheshin fotografi dhe video komprometuese të vajzave të mitura, është fshirë nga rrjeti social “Telegram”.

Të gjithë anëtarët janë larguar nga grupi në momentin kur administratori është vetë dorëzuar në polici, kurse dy vajza kanë paraqitur rastin.

Reklame

E para se të dorëzohet në polici, administratori i faqes ka folur me portalin “A1on”,

dhe i ka thënë se grupin nuk ka mundur ta menaxhoj dhe i ka dalë nga kontrolli dhe pohoi se qëllimi fillestarë kur u hap grupi nuk ishte që në të njëjtin të shpërndahen materiale “por no grafike”.