Ja cila ka qenë garderoba e Boki13: 60 pallto, 152 palë këpucë

Advertisment

Numër enorm të garderobës, aksesorëve, por edhe orendi dhe pajisje të tjera, që të gjitha me marka të njohura, janë pjesë e provove që prokuroria i ka marrë nga shtëpia e të akuzuarit Boki 13, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij.

Portali Mkd Mk, ka bërë numërim e plotë të garderobës së Bokit 13.

Reklame

“60 pallto, 22 xhaketa, 85 këmisha, 75 palë pantallona, 186 palë syze dielli, 134 çanta, 148 bluza, 26 kostume, 152 palë këpucë, 45 palë atlete, 36 palë çizme, 66 palë tuta, 30 palë këpucë, 29 palë xhinse, 33 rripa, 55 xhaketa, 25 palë pandofla”.

“Zhvatja” po vazhdon me prezantimin e dëshmive materiale kundër të akuzuarëve Katica Janeva dhe Bokit 13, nga ana e prokurorisë. Mbrojtja reagoi se nuk i kanë një pjesë të dëshmive. Këtu bëhej fjalë edhe për videot e gazetës italiane “La Verita”. Prokurorja Villma Ruskovska reagoi duke thënë se të njëjtat ia ka dërguar mbrojtjes prej muajsh dhe për më pak se gjysmë ore të njejtat dëshmi u siguruan për mbrojtjen e të dy palëve.

Pjesa e parë e prezantimit të dëshmive kishte të bëjë me bastisjen e shtëpive të dy të ak uzuarëve Boki 13 dhe Janeva si dhe për marrjen e telefonit të dashurës së djalit të Janevës.

I dënuari për këtë rast Zoran Milevski Kiçeec, do të vijë përsëri në gjykatë, por këtë herë në cilësinë e dëshmitarët, me kërkesë të mbrojtjes së dy palëve, Janevas dhe Bokit 13.

Këtë e bënë të ditur gjatë seancës avokatët mbrojtës.