Ja cilat janë 26 shtetet europiane që Trump u ka ndaluar fluturimet për në SHBA

Presidenti Trump firmosi një vendim ku do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

Reklame

“Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti.

Lista e mëposhtme tregon vendet e prekura nga vendimi i SHBA:

Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Latvia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksenburgu, Malta, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Slovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.

Preket dhe Maqedonia dhe Shqipëria

Pezullimi I fluturimeve prek edhe Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën pasi një pjesë e fluturimeve drejt Amerikës kryhen përmes Vjenës (Austrian Airlines) dhe Gjermanisë (Lufthansa).
Drejt SHBAve nga Shqipëria kryen udhëtime dhe Turkish Airlines dhe British nga Londra (kjo e fundit nuk është prekur ende nga ndalimet e fluturimeve drejt SHBA).