Ja cilat janë 5 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, sipas OEMVP-së (VIDEO)

263

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut. Ky manifestim është shndërruar në traditë dhe për të nëntën herë bën përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme që gjatë vitit 2018 janë përzgjedhur në bazë të pesë kritereve kryesore, siç janë: qarkullimi vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi i kapitalit), njofton Portalb.mk.

Kompania që këtë vit mori çmimin e parë dhe u shpall kompania më e suksesshme për vitin 2018 është kompania VARDAR DOLOMIT.

Si kompani e dytë më e suksesshme u shpall ALMA-M dhe në vendin e tretë u radhit kompania KIPPER. Kompania NEPTUN këtë vit u radhit si kompania e katërt më e suksesshme në Maqedoninë e Veriut, kurse çmimin e pestë e morri kompania DAUTI KOMERC nga Shkupi.

Këtë vit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjatë manifestimit ndau çmime edhe në tre kategoritë: për kompaninë me rritje më të shpejtë gjatë tre viteve të fundit, kompania GAJRET nga Struga,

kompaninë e cila është zgjeruar në tregje globale, SLICE nga Shkupi. Këtë vit kemi risi në shpërndarjen e këtyre tre çmimeve, pasi që sivjet e kemi shpërblyer edhe kompaninë e suksesshme të udhëhequr nga grua sipërmarrëse, e cila është UNIQA Life nga Shkupi.