Ja cilat janë vendet më të mira për të jetuar gratë

Advertisment

Lista e vendeve më të mira për vitin 2019 nga US News & World Report ka marrë parasysh të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, barazinë në të ardhura, zhvillimin dhe sigurinë e 80 vendeve dhe i renditi ato.

Në përgjithësi, kombet nordike rezultojnë të jenë vendet më të mira në botë për të jetuar për gratë, shkruan “classlifestyle.com”.

Reklame

Suedia zuri vendin e parë, me renditjen e barazisë gjinore në 9.6 deri në 10 dhe barazinë e të ardhurave në një 9.9 mbresëlënëse. Kombi skandinav shënoi edhe një 10 të përsosur për përparimin dhe zhvillimin në shumë sektorë të jetës, sidomos në arsimin dhe kujdesin shëndetësor falas. Pastaj vjen Danimarka, e cila kryesoi listën e vitit 2018.

Mund të ketë rënë nga vendi i parë, por ka akoma rezultate të larta në të gjitha aspektet me barazinë gjinore në 9.1 dhe barazinë e të ardhurave në 10, përcjell albinfo.ch.

Kanadaja fitoi vendin e tretë në renditjen e vitit 2019, duke u ngritur me tri pikë nga viti i kaluar, me sigurinë duke shënuar një 9.8 dhe barazinë gjinore në 9.1.

Vendi i katërt është Norvegjia, e cila është befasuese, duke marrë parasysh që vendi ka një traditë të gjatë të punës intensive për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Holanda renditet vendi i pestë më i mirë për të jetuar si një grua.

Ajo shënoi 10 vjetët e përsosura për barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut. Finlanda pasoi në vendin e gjashtë me barazinë në pagë dhe sigurinë, duke shënuar notat kryesore në 9.6 secila.

Zvicra pasoi në vendin e shtatë, ndërkohë Australia dhe Zelanda e Re zunë vendin e tetë, të nëntë respektivisht, por çuditërisht Zelanda e Re kishte vetëm rezultatin 7.3 për barazinë gjinore. Gjermania mbajti pozicionin e saj të 10-të nga 2018-ta, me një 9.8 frymëzuese për përparimin.

E nëse këto janë 10 vendet më të mira për të jetuar nëse je grua, befasues është rezultati për Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk u rendit këtë vit në dhjetë vendet e para.

Ajo u vendos e 13ta në listë, pas Belgjikës dhe Luksemburgut.
Pra, të gjitha ju gra, nëse planifikoni të lëvizni apo të zhvendoseni për një jetë më të mirë, ne listën me 10 vendet më të mira sapo jua propozuam! Zgjedhja mbetet juaja!