Ja cilët janë deputetët që nuk votuan për Protokollin për anëtarësimin në NATO (lista)

Advertisment

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje votoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Këtë akt të rëndësishëm e votuan 114 nga 116 deputetë të pranishëm në Kuvend. Katër deputetë të tjerë nuk ishin të pranishëm në këtë seancë.

Nga lista e Kuvendit shihet se deputetët që nuk votuan dhe që nuk ishin të pranishëm janë nga koalicioni me VMRO.

Reklame

Dy deputetët që ishin të pranishëm dhe që nuk votuan janë: Zoran Gjorgjievski, deputet i VMROsë nga Kumanova, i cili në zgjedhjet e parafundit lokale ishte edhe kandidat i kësaj partie për kryetar komune.

Deputeti tjetër është Zoran Iliovski nga Manastiri. Ndërsa katër deputetët që nuk ishin në seancë janë: Ivan Stoilkoviq deputet nga Partia Demokratike Serbe, Boris Zmejkovski, Vasil Pishev, Krsto Jovanovski.(INA)