Ja cili është propozimi i fundit i LDKsë

89

Lidhja Demokratike e Kosovës, para pak minutave ka nisur mbledhjen e kryesisë.

Sipas burimeve të Insajderit, LDK pritet që ta refuzojë ofertën e fundit të Vetëvendosjes, në të cilën parashihej shtimi i numrit të ministrive nga 12 në 14.

Insajderi ka mësuar se LDKja do të kërkojë që kryeparlamentari t’i takojë asaj derisa të zgjidhet presidenti. Nëse zgjidhet presidenti, kryeparlamentari t’i kthehet VVsë, ndërsa nëse dështon, kryeparlamentari t’i mbetet LDKsë.

LDK pritet të kërkojë vetëm 5 ministri e jo më shumë.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvetndosje, të hënën i ka dërguar një ofertë LDKsë. Në këtë ofertë, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë gjashtë ministri, Lëvizja Veteëvendosje pesë, derisa minoritetet tri ministri.

Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri i 2të, një nën kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në propozim.
Lëvizja Vetëvendosje, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e 1-rë, nënkryetarin e 1-rë të Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.