Ja cili ishte qyteti më i ftoht në Maqedoni gjatë mëngjesit

Thermometer on snow shows low temperatures under zero. Low temperatures in degrees Celsius and fahrenheit. Cold winter weather twenty under zero.
Advertisment

Sot në mëngjes më ftohtë ka qenë në Berovë, minus 11 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej zero gradë është matur në Dojran.

Sipas DPHMsë, minus 9 ka qenë në Shkup Petrovec dhe Kriva Pallankë, minus 8 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kumanovë, minus 7 në Shtip, Tetovë, Manastir, Strumicë dhe Shkup Zajçev Rid, minus 6 në Prilep, Dibër dhe Lazaropole, minus 4 në Ohër, Krushevë dhe Gjevgjeli, ndërsa -3 në Pretor.

Reklame

Lartësia e shtresës së dëborës është 11 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe katër në Kodrën e Diellit.

Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura maksimale në interval prej 5 deri në 13 gradë Celsius.

Edhe në Tetovë moti do të jetë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.