Ja çka dëshmoi Ahmeti në Hagë

Advertisment

Lideri i BDlsë Ali Ahmeti u thirr nga Prokuroria Speciale për Kosovën në cilësinë e dëshmitarit si një nga themeluesit e UÇK-së për periudhën 1998-2000. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi pretendon se marrja në pyetje e Ahmetit nga hetuesit e Hagës ka të bëjë me aktivitetet në Kosovë dhe jo edhe në Maqedoni.

“Ftesa erdhi përmes prokurorisë sonë, në ftesë thuhet se në çfarë cilësie ishte ftuar – në cilësinë e dëshmitarit për rolin e tij si themelues i UÇK-së dhe si një nga bashkëthemeluesit e lëvizjes popullore në Kosovë për periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000. Vetëm për këtë periudhë dhe për ato aktivitete. Gjatë gjithë marrjes në pyetje, nuk është pyetur për ndonjë aktivitet tjetër në Maqedoni ose ndonjë vend tjetër. Referohet si dëshmitar vetëm për rrethanat në Kosovë 98/00 dhe aq është edhe mandati i Prokurorisë speciale të Kosovës, tha Grubi për TV Sitel, përcjell Koha.mk.

Reklame

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti më 2 dhe 3 shtator u mor në pyetje nga hetuesit në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë me seli në Hagë. Pas marrjes në pyetje dyditore në selinë e EULEKS-it në Prishtinë, Ahmeti tha se ai ishte intervistuar si dëshmitar por nuk mund të siguronte informacion derisa gjykata ndërkombëtare të kishte përfunduar procedurat e saj.

“Deri në përfundim të këtij procesi, nuk mund të ndaj asnjë informacion me publikun, sepse ashtu është siguruar me ligj. Kur procesi të marrë një epilog, atëherë ne do të jemi në gjendje të flasim, atëherë atë e lejon ligji”, deklaroi shkurt lideri i BDI-së.