Ja çka duhet bërë para se të rriten pagat në Maqedoni

Advertisment

FMN alarmon, nuk pohon. Thotë se nëse pagat rriten pa u rrit produktiviteti, atëherë mundet në afat të gjatë të paraqitet problem. Këtë e themi edhe ne, së bashku me institucionet ndërkombëtare financiare, tha sot zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Mila Carovska.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së kompanisë “Feydom”, Carovska potencoi se Qeveria i mbështet firmat të cilat jo vetëm që i rrisin pagat, por edhe investojnë në zhvillimin teknologjik me të cilën realizojnë vlerë të shtuar dhe e rrisin produktivitetin.

Reklame

“Investuam në kompani të cilat do të mund t’i rrisnin pagat e punonjësve vetë apo me mbështetjen e Qeverisë, por gjithashtu investojnë që të mund të ketë vlerë të shtuar që produktiviteti të shkoj paralelisht me rritjen e pagave. Për këtë angazhohemi si Qeveri dhe këtë ta bëjmë përmes dialogut social dhe e shihni në praktikë”, potencoi Carovska dhe e theksoi “Feydom” si shembull.

Nëse deri në vitin 2017, tha përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) janë mbështetur rreth 40 kompani apo kanë investuar rreth një milionë euro, për vetëm 2,5 vjet, sot numri i kompanive të mbështetura është 314 dhe investohen më shumë se 57 milionë euro.

“Kjo tregon se vërtet si Qeveria jemi të përkushtuar në atë kompanitë të investojnë, t’i mbështesim në investimet e tyre, por gjithashtu jemi të orientuar edhe drejtë asaj punonjësit të marrin paga me të cilët do të mundet në mënyrë përkatëse ta kalojnë muajin. Vërtet, këto dy komponentë tregojnë se është bërë kthesë e madhe në ekonominë e vendit tonë. Edhe pse BPV para se të vijmë, para ndryshimit të pushtetit ishte minus 1,8 sot kemi kemi BPV mesatare prej 3,5. Kjo tregon se tërë ky zhvillim lëviz në drejtim pozitiv”, potencoi Carovska./GazetaExpress/