Ja çka është gjetur në një veturë “bmw” të Shkupit

Advertisment

Te tunelet në rrugën magjistrale Udovë-Demir Kapi dje në orën 12:30 ishte vërejtur një veturë “bmv”, me targa të Shkupit, në të cilën ka pasur emigrantë.

Nga MPB sot bënë të ditur se pas masave të ndërmarra nga nëpunësit e policisë vetura ishte gjetur në afërsi NP “Komunalec” në Negotinë.

Reklame

“Një emigrant, 16 vjeçar nga Siria, kishte mbetur në bagazhin e veturës, ndërsa shoferi dhe emigrantët tjerë kishin ikur. Në vendin e ngjarjes ishte bërë mbikëqyrje, është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa automjeti ishte dërguar në deponë në Kavadar.

 

Emigranti i gjetur ishte mbajtur në QPT Gjevgjeli dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.