Ja çka presin sonte prindërit e Blerim Xhemailit, në ndeshjen Zvicra kundër Serbisë (Video)

4823
#

Me emocione të mëdha pritet ndeshja futbollistike ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kampionatin botëror të futbollit Rusia 2018.

Një ditë para kësaj sfide Lajm TV ishte në shtëpinë e Blerim Xhemailit në Bogovinë të Tetovës.

Të dy prindërit kishin veshur fanellën e djalit të tyre me numër 15, duke treguar se janë të gatshëm për ndeshjen në fjalë.

Babai dhe nëna e Blerimit rrëfejnë për emocionet që patën gjatë ndeshjes së parë kundër Brazilit, ku Zvicra mori një pikë, si dhe për sfidën e rëndësishme kundër Serbisë.

Ata shpresojnë dhe besojnë edhe në një sukses të radhës të djalit të tyre me kombëtaren e Zvicrës.