Ja çka tha për ‘Boki 13’ gruaja e biznesmenit

Advertisment

Shfaqje teatrale, në seancë gjyqësore. Konfrontime, komente dhe epitete të ndryshme mes të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe dëshmitares Ana Kamçeva, bashkëshortja e të akuzuarit Orce Kamçev. Kështu u zhvillua seanca gjyqësore e sotme për rastin “Zhvatja”. Bojan Jovanovski, i akuzuari i parë në këtë rast, i cili në seancën e parë gjyqësore mezi i bënte hapat nën shoqërimin e policëve dhe ankohej për gjendjen e tij të keqe shëndetësore, por nuk duket ashtu në dy seancat e fundit derisa po qëndron gjatë në këmbë duke u parashtruar pyetje dëshmitarëve.

Atij shumë herë ju tërhoq vërejta nga gjykatësja, duke ia rikujtuar se gjendet në seancë gjyqësore, sepse në të kundërtën do të detyrohet ta dënoj. Kurse e akuzuara tjetër, ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, ashtu sikur seancën e kaluar nuk tha asnjë fjalë të vetme, duke ia lënë hapësirën vetëm dy avokatëve të saj, për të cilët siç tha në seancën e parë, i paguan prandaj dëshiron që në çdo seancë ti ketë të pranishëm që të dy.

Reklame

Dëshmitarja njëkohësisht bashkëshortja e Jordan Kamçev, tha se nga ish prokurorja speciale Janeva ka qenë e kërcënuar me fuqinë e saj. Kamçeva deklaroi se ka qenë e frikësuar nga fuqia e Janevës, por siç shtoi, më vonë e ka kuptuar se prokuror special në fakt ka qenë Bojan Jovanovski, pasi i njejti kishte më shumë të dhëna dhe informacione. Për këtë të fundit ajo e dha edhe një shembull.

Ana Kamçeva, dëshmitare

“Bojan Jovanovski më ka treguar se pas dy ditësh do të arrestohet Sasho Mijallkov dhe ashtu ka ndodhur. Me Katica Janevën jemi takuar në shtëpinë e Boki 13, kur u ftova edhe unë me Zoran Milevskin. Ne patëm bërë pagesën, tani ishte radha e Janevës që ta bëjë pjesën e saj. Katica Janeva më siguroi se jo me garancën që familja Kamçev e kanë dhënë në gjykatë, por me urdhërin e saj, Kamçev do të lirohet në burgim shtëpiak. Ashtu edhe ndodhi, bashkëshorti im u lirua në paraburgim shtëpiak. Nëse kjo bisedë del nga kjo dhomë, do ta dijë se ka dalë nga ju dhe pastaj më tha se do t’i ngris jo 1 por 4 procedura penale ndaj bashkëshortit tim. Ajo më kërcënoi me fuqinë e saj”.

Më tej ajo pranoi se me Boki 13 dhe nën shoqërimin e Zoran Milevskit kanë zhvilluar shumë takime dhe të njëjtat janë bërë zyrat e 1tv, në shtëpinë e Bokit 13 dhe në restorantin e tyre “Sushiko”. Parat që janë kërkuar nga bashkëshortët Kamçev, janë bërë nga Boki 13. Ana pohoi se r drejtëpërdrejtë nga Janeva nuk është bërë kërkesa e tillë.

Veç saj në seancën e sotme dëshmoi edhe kontabilistja e “Orka Hollding”. Ajo tregoi se disa herë ka nxjerrë shuma të mëdha parash nga llogaritë e Ana Kamçev, nga Kristina dhe Ratka, motra dhe nëna e Orce Kamçev.

Mirjana Boshkova, dëshmitare

“Në dhjetor, tre herë kam nxjerrë shuma të mëdha të parave nga llogaria e Ana dhe Ratka Kamçeva. Njërën herë i kam nxjerrë 12 milion denarë, pastaj 5 milion dhe herën e fundit 5 milion e ca, nuk më kujtohet sakt. Të njejtat duheshte ti kthej në euro. Me shoqërim të sigurimit shkova në shtëpinë e familjes Kamçev dhe dorëzova. Në muajin shkurt, në të njëjtën ditë, nxjerra dy herë në të njëjtën ditë shuma të mëdha të parave, nga llogaria e Kristina Kamçeva 18 milion denarë dhe nga llogaria e Ratka Kamçeva rreth 20 milion denarë. Përsëri të njëjtat duheshte ti kthej në euro. Pastaj me shoqërim të sigurimin shkuam në shtëpinë e familjes Kamçev, u drejtova në zyren e Orce Kamçev, bëmë specifikimin dhe numërimin e parave”.

Mbrojtja e Bokit 13 konsederon se ka kontradikta në dëshmitë që dëshmitarët i kanë dhënë në prokurori gjatë hetimit dhe tani në gjykatë.

Sasho Dukovski, avokat i Bokit 13

“Ka deklarata kontradiktore nga dëshmitarët që janë dëgjuar deri tani. Ka shumë dallime serioze, kur kanë qenë më të relaksuar, gjatë hetimit dhe sot.

Kurse mbrojta e Janevës është e bindur se personalisht ajo nuk ka kërkuar para nga bashkëshortët Kamçev.

Avokati i Katica Janevës, Delo Kadiev

“Janeva nuk ka kërkuar para prej tyre, këtë e thanë të dy dëshmitarët. Do të keni kohë që ti shihni provat”.

Seancën e kaluar dëshmoi edhe dëshmitari Orce Kamçev, i cili u paraqit si viktimë se të akuzuarit kanë pasur vetëm për qëllim që ta zhvasin atë. Ndërsa në seancën e parë prokurorja Villma Ruskovksa kujtoi se nuk mund të jetë viktimë një person që ka dhënë para për të dalë nga paraburgimi në “Shutkë”, në paraburgim shtëpiak.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=0WgB6vfDaag&feature=emb_title