Zaev me dëshmi për involvimin ose jo të Veljanoskit në rastin Mònstra

Advertisment

Nuk posedoj as nuk kam parë çfarëdo lloj dëshmish për involvimin e Trajko Veljanoskit në rastin e Liqenit të Smillkovës, deklaroi ish kryeministri dhe lider i LSDMsë, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga prindi i njërit prej víktímave, në seancën e sotme për rastin “mònstra”.

Zaev, dëshmoi në seancën e sotme për rastin “mònstra” në Gjykatën penale, me kërkesë të prindërve të víktímave afër Liqenit të Smillkovës në prill të vitit 2012.

Reklame

“Çdoherë kur kam pasur takim me ju prindërit, çdoherë ka qenë me kërkesën tuaj si prindër të cilët gjurmojnë të vërtetën e plotë për vrasjen dhe çdoherë pa qëllime të fshehura kam dhënë përgjigje edhe para jush edhe para opinionit”, tha Zaev.

Me rëndësi është, përsëriti Zaev, të hapet sërish procesi dhe të jepen përgjigje për të gjitha dyshimet që ekzistojnë në opinion.

 

Në pyetjen nga një prind, nëse ka qenë i thirrur deri më tani para gjykatësit hetues apo prokurorit për “Mònstrën”, Zaev tha se nuk është thirrur as nga prokurori e as nga gjykatësi hetues për të dëshmuar për këtë rast.

Zaev, paraprakisht tha se të gjitha materiale të cilat i kanë poseduar në LSDM dhe tek të cilat ka pasur qasje si kryetar i partisë, janë dorëzuar në PSP. Tha se nga vetë kontrolli i materialeve shihet se nuk ka vazhdimësi të plotë, përkatësisht njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar në MPB nuk kanë mundur çdoherë të marrin kopje nga ato materiale dhe t’ia parashtrojnë LSDMsë së atëhershme opozitare.

Zaev konfirmoi se disa herë është takuar me të afërm të víktímave, të cilët kanë dashur të marrin më shumë informata nga “bo mbat”. Një njërin prej takimeve, disa nga prindërit kishin shprehur dyshim se sistemi juridik fsheh prej tyre informata dhe dëshmi. Ai u ka prezantuar audio materiale të cilat i kanë kërkuar, pa u dhënë kopje.

Për atë që nuk i ka bërë publike materialet, Zaev tha se shkaku i vetëm ka qenë se ka konsideruar që nuk ekziston tërësia për krijimin e pamjes së plotë dhe prandaj në fund ka vendosur që gjithçka që posedon, të mos publikohet, por t’i dorëzohet PSPsë, në mënyrë që ata t’i përdorin për dëshmimin e së vërtetës për “mònstrën” para gjykatës.

 

Paraprakisht, në sallën e gjykatës ishte lëshuar xhirimi nga mbledhja e Kuvendit, në të cilën Zaev flet për rastin “mònstra” si përgjigje në pyetjen nga deputeti Zoran Ilioski.

Për vr asjen e pesëfishtë më 12 prill të vitit 2012, kur u vr anë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski,. Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurë paraprake për rastin, me b urg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Haki dhe Fejzi Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga parab urgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Ajdari dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “mònstra” e mori PSPja dhe lënda u kthye në rigjykim.