Ja çka thonë tetovarët për koronavirusin (Video)

Dhjetëra persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit ditëve të fundit janë kthyer nga shtete të prekura nga virusi korona. Drejtuesit e pushteteve lokale nuk kanë njohuri se nëse janë kthyer nën mbikëqyrjen e institucioneve apo nëpër rrugë alternative. Gjithashtu nuk ka informacione nëse të njëjtin kanë simptoma të virusit. Kryetari i komunës së Gostivarit, thotë se momentalisht disa persona janë në izolim shtëpiak dhe ruhen nga Policia.

Situatë e njejtë është edhe në komunën e Tetovës ku po ashtu disa persona janë në vet izolim.

Ka njerëz që janë nën kontroll dhe për ata më referoi MPBja, që ka të atillë që janë në karantin. Insistoj që të gjithë qytetarët me ndërgjegjshmëri të ndihmojnë këtë situatë sepse përveç institucioneve që marrin hapat e caktuar, pjesën e dytë të gjithë kësaj e bëjnë vetë qytetarët sepse mund ta ndihmojnë shumë këtë gjë me të ndenjurit në shtëpitë e tyre me familjet e tyre dhe sa më pak kontakt fizik me njerëz tjerë” tha Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.

Megjithatë shqetësues mbetet fakti se shumë qytetar nuk respektojnë masat e qeverisë për mbrojtje nga virusi, në veçanti nga të moshuarit